Shkatërrohet banda shqiptare që shiste kokainë në Itali, tentuan të djegin dhe një lokal nate

Shkatërrohet banda shqiptare që shiste kokainë në Itali,

Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptare që shiste kokainë dhe  kryente grabitje në Riviera.

Karabinierët e Riccione-s vunë në pranga dy anëtarë të bandës, të moshës 21 dhe 23 vjeç.

Në shtëpitë e tyre, karabinierët gjetën 200 gram kokainë të pastër.

Ndërkohë dy anëtarë të tjerë,  një çift bashkëshortësh  31 dhe 28 vjeç, janë shpallur në kërkim. Siç raportojnë mediat italiane, burri dhe gruaja e kanë lënë Italinë disa muaj më parë duke u kthyer në vendin e origjinës.

Grupi shiste drogë në lokalet e natës në Romangola. Përveç shitjeve të drogës, ata akuzohen edhe për vjedhje, dy prej të cilave kanë ndodhur në një supermarket në Misano dhe në një restorant në Riccione.

Sipas policisë grupi qëndron edhe pas një tentative zjarrvënie në maj të këtij viti.

Ata ishin përpjekur për ti vënë zjarrin klubit të natës Perla Verde. Shkak ishte bërë xhelozia e njërit prej tyre për të fejuarën që punonte aty si "balerinë".  

Për këtë arsye, më 11 maj, disa anëtarë të grupit e kishin hyrë në një prej ambienteve të lokalit, duke e spërkatur atë me benzinë.

Kalimi i rastësishëm i një patrulle policie atë natë i kishte detyruar kriminelët të iknin përpara se të vendosnin zjarrin.

EMISIONET