Shkarkohet nga detyra shefi i policisë së burgut të Peqinit. Ja kush e zëvendëson

Shefi i policisë së burgut të Peqinit, kryekomisar Besnik Kaptelli është shkarkuar nga detyra.

Burimet bëjnë me dije se Kaptelli është shkarkuar si i papërshtatshëm në sistemin e burgjeve për shkak të dhënies se një leje shpërblyese një të dënuari me probleme.

Në vend të tij, është emëruar Kryekomisar Faik Basha, i cili ka mbajtur disa detyra të larta në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe së fundmi mbante detyrën e Specialistit të Policisë në Sektorin e burgim/paraburgimit. K/komisar Basha ka mbaruar Universitetin Ushtarak "Skënderbej" në vitin 2008.

Në janr 2017 Kaptelli u pyet nga Komisioni parlamentar Hetimor për hyrjen e pajisjes përgjuese “IMSI-catcher” në Burgun e Peqinit. Gjatë dëshmisë së tij ai mohoi të ketë pasur dijeni për pajisjen.

Ndërkohë në nëntor 2017 Berisha në profilin e tij në facebook denonconte denoncimin e një qytetari se Kaptelli ishte dënuar me me 5 vjet burg per prostitucion nga gjykata e Torinos. 


(Ne foto: Denoncimi i Berishes ne nentor 2017) 


EMISIONET