Fjalor banal ne facebook, shkarkohet nga detyra burri i zv/ministres Rovena Voda

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shkarkuar nga detyra drejtorin e shërbimit parësor spitalor, doktor Aurel Voda.

Doktor  Voda, njëherësh edhe bashkëshorti i zv.ministres së brendshme Rovena  Voda u shkarkua për shkak të fjalorit banal dhe gjuhës kërcënuese të  përdorur në rrjetet sociale.

Përmes një reagimin në rrjetet  sociale, Manastirliu u shpreh se reagimet  e Dr Vodës në profilin e tij  në facebook ndaj disa sulmeve mediatike ëshët e patolerueshme.

“Cilat  do qofshin arsyet që e kanë motivuara të reagim, ai e ka humbur të  drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e  sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë”, shprehet Manastirliu.

Menjëherë pas vendimit të ministres ka reaguar Doktor Voda i cili përmes një statusi në Facebook, ka kërkuar falje publike.

“JU  KERKOJ FALJE PUBLIKE të gjithë qytetarëve, që me të drejtë janë prekur  nga fjalët e mia jashtë etikës qytetare. Kam qenë mbrojtësi më i mirë i  parave të taksapaguesve shqiptar. Me gjithë tallazet që ka kaluar ky  institucion unë nuk jam penalizuar asnjëherë as nga Auditi i Brendshëm,  as nga KLSH.

Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kush do qoftë ai”, shkruan Voda.



EMISIONET