Shiu përmbyt Lushnjën, banorët: Pushteti vendor na ka harruar

Shiu përmbyt Lushnjën, banorët: Pushteti vendor na ka harruar

Reshjet e shiut të dy ditëve të fundit kanë sjellë përmbytje në qytetin e Lushnjës.

Dhjetëra shtëpi janë nën pushtetin e ujit, aq sa edhe zjarrfikësja nuk ka mundur ti kthejë në normalitet.

Pajisjet elektroshtëpiake kanë dalë jashtë përdorimit.

Banorët thonë se situata është e përsëritur, pasi pushteti vendor i ka harruar.

Tokat bujqësore dhe të mbjellat janë të mbuluara me ujë. Në to nuk mungojnë edhe mbeturinat.

Kjo është një ngjarje që përsëritet nga viti në vit pa marrë asnjë zgjidhje.

EMISIONET