SHIKONI VIDEON – Shkon te dentisti, arratiset nga burgu politikania e dënuar për blerje votash

SHIKONI VIDEON – Shkon te dentisti, arratiset nga burgu politikania e

Aida Merlano, një ish-kongresmene e Partisë Konservatore, në Kolumbi është politikania e arratisur nga burgu i Bogota, pasi ishte burgosur nën akuzën e blerjes së votave.

Mediat e huaja shkruajnë se arratisja ndodhi këtë të martë (1 tetor 2019) në kohë kur Merlano kishte shkuar tek stomatologu për të kryer një vizitë. Ajo mundi që të arratisej nga salla që ndodhej në kat të 3-të, por nuk dihet ende nëse ish-kongresmenia iku nga autostrada veriore dhe la kryeqytetin, e më pas iku përmes aeroportit apo ndodhet ende në kryeqytet.

Autoritetet zbatuan një plan bllokimi për të parandaluar ish-përfaqësuesen të linte Bogotán dhe ofruan 50 milion pesos shpërblim. Për këtë arratisje u pezulluan nga detyra gjenerali William Ernesto Ruiz Garzón dhe Diana Muñoz, përkatësisht drejtorë të burgut Inpec dhe El Buen Pastor.

Lidhur me këtë ngjare u arrestua stomatologu, Javier Cely Brajas. Cely Brajas tha para gazetarëve se ai është i pafajshëm. 

"Unë e vë fytyrën para drejtësisë sepse jam i pafajshëm",- tha ai, ndërsa vijojnë kërkimet për ish-kongresmenen e Partisë Konservatore. 

Aida Merlano Rebelledo u zgjodh përfaqësuese në Dhomë nga Atlantiku për periudhën 2014-2018. Më vonë ajo u dërgua në Senat në zgjedhjet e marsit të vitit 2018. Ajo mori 73.250 vota, ato të mjaftueshme për ti garantuar një vend. Sidoqoftë, më vonë u zbulua se për ato zgjedhje kishte blerje votash dhe ajo u dënua.


EMISIONET