SHIKONI VIDEON/ Me xhakete e pantallona të shkurtra, Rama në selinë PS, pas i shkon Veliaj

Pasi ushtroi detyrën e tij për të votuar në qendrën e votimit në Surrel dhe ku banon, kryeministri Edi Rama është parë të shkojë në selinë e PS-së.

RTV Ora ka filmuar momentin kur rreth orës 10:00 Rama, njëkohësisht kryetar i PS-së hyn në selinë e partisë socialiste me një nga veshjet e tij tërësisht ekstravagante. Ndërsa bel e sipër veshja dukej serioze, xhaketë blu dhe një këmishë të bardhë,  bel e poshtë kishte veshur një palë pantallona të gjera trecerekëshe, me një palë çorape të gjata dhe këpucë të zeza. Pas tij në selinë e PS-së ka shkuar edhe kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj.








EMISIONET