Shikoni si shqiptari modifikoi bagazhin dhe sedijlet për të fshehur drogën

Një shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është arrestuar nga policia greke pasi në makinën e tij u gjendën rreth 60 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Automjeti i ndaluar në Kompoti, Artë, ishte i përshtatur me vende të posaçme për fshehjen e drogës.

Policia greke raporton se në bagazh dhe sediljet e pasme, u gjetën dhe u sekuestruan 51 pako me 59 kg 100 gram marijuanë. U gjetën litarë që shërbenin për nxjerrjen e pakove me drogë nga vendet e fshehura. U sekuestruan 10 pilula dhe 2 celularë.



Shikoni FOTOGALERINE





EMISIONET