Shikoni si grabiten 752 kg ar brenda 2 minutave e 30 sekonda

Një grabitje si në filma është ajo e ndodhur në aeroportin Garulhos të San Paolos në Brazil ku komandoja e armatosur me automatikë dhe armë arriti të vidhte 752 kg arë.

Në Youtube është publikuar videoja e momentit të grabitjes.

Komandoja e përbërë nga 8 banditë e ndarë në dy grupe, hyn në aeroport me dy makina të policisë ushtarake. Të veshur si agjentë grabitësit bllokuan dhe   kërcënuan punëtorët që po kryenin ngarkesën e 752 kilogramë arë të destinuar për Zvicrën dhe SHBA-të

Videoja konfirmon se vjedhja ishte spektakolare e denjë për një film Hollivudi. Grupi vepron me një teknikë ushtarake tepër profesioniste.

Ata ndihmohen nga personat prezentë të cilët u duhet të përdorin edhe një pirun për të ngritur një pjesë të mirë të arit e cila ishte shumë e rëndë.

E gjithë grabitja zgjati vetëm 2 minuta e 30 sekonda, sic është filmuar edhe nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë. Vlera e arit është 30 milionë dollarë. Për të kryer grabitjen banditët u detyruan të mbanin peng dy persona të sigurisë përgjegjës për transport dhe familjen e një të treti. Të gjithë janë liruar menëjherë sapo grabitësit morën ngarkesën prej 752 kg ar.    



EMISIONET