Shikoni fotot, 26 ton drogë digjen përnjëherë

Disa imazhe tregojnë momentin kur policia meksikane i vendosi flakën më shumë se 26 ton drogë të sekuestruar nga trafikantët e drogës.

Qindra pako u grumbulluan njëra mbi tjetrën para se ti vihej zjarri nga policia në Tijuana.

Më shumë se 23 ton marijuanë, një ton metamfetamin kristal dhe 19 kg morfinë u dogjën së bashku me drogëra të tjera si heroinë dhe  fentanil.

Ky akt konsiderohet si historik për zyrtarët e shtetit dhe policisë për shkak të sasisë së madhe të drogës së sekuestruar dhe goditjes më të fortë ndaj ‘mbretërve’ të drogës në Meksikë.

Shefi i Policisë sëë Baja California, Victorino Porcayo, tha se droga u dogj për t'i treguar trafikantëve që policia ka burime për të ndaluar drogën të arrijë në duart e qytetarëve.








EMISIONET