Shifra të çmendura për pak orë, "avullojnë" biletat e derbit

Ka vetëm pak orë që kanë dalë në shitje, por shifrat janë rekord.

Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana, i cili do të luhet nesër në stadiumin e ri kombëtar ka shitur deri më tani 17.500 bileta.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit të kuq, i cili pohon se biletat janë në shitje deri ditën e nesërme, vetëm pak minuta para startit të takimit.

Sfida mes Partizanit dhe Tiranës luhet në orën 19:00 dhe është i vlefshëm për javën e 15-të të Kategorisë Superiore.

EMISIONET