Ditën e sotme reshjet e shiut do të jenë prezente në të gjithë vendin.

Sipas IGJEUM priten reshje të dobëta, ndërsa lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë. Ndërsa në zonat malorë në veri dhe verilindje të vendit, reshjet do të jenë në formë bore.

Temperaturat minimale dhe maksimale  të ajrit  do të arrijnë në bregdet 10/14 gradë, në vendet e ulta 9/13 gradë si dhe në vendët malore 2/6 gradë.

Era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet e fortë.


/Ora News.tv/