Shfrytëzon tërmetin për t'i marrë para durrsakut

Një 49 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se duke shfrytëzuar situatën e ndodhur pas termetit, I ka marrë me anë të mashtrimit një shumë lekësh një banuesi në Durrës.

Policia thotë se Arben Musliaj, 49 vjeç, banues në Tiranë u arresta pasi i ka marrë shtetasit N.F në Durrës shumën prej 13.000 lekë (të rinj) me arsyen se i duheshin për të blerë ndihma ushqimore për  këtë situatë.

"Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas  duke shfrytëzuar situatën e ndodhur pas termetit, në lagjen nr 14,  në ambientet e brendshme të tregut të fruta-perimeve në Shkozet, Durrës, i ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 13.000 lekë (të rinj) shtetasit N. F. , banues në Durrës, me arsyen se i duheshin për të blerë ndihma ushqimore për këtë situatë" informon policia.

Shuma e parave u sekuestrua në cilesinë e provës materiale dhe  materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

EMISIONET