Artan Santo biznesmeni, i cili humbi jetën në një atentat në qershor të vitit 2014 tashmë vjen për publikun shqiptar edhe si autor i shfaqjes "Individ" me regji të Armando Borës, i cili shfaqjen e ka quajtur teatër të rrëfimit poetik. Armando Bora: Nuk ka një kronologji ngjarjesh, qoftë të prozës edhe të poezisë. Ne jemi munduar që të ndërtojmë një grafikë prej fëmirisë deri në momentet e punës së tij. Parakaloi e gjithë jeta e Santos nëpërmjet prozës, kujtimeve të tij, shumë personazheve që ai përmend në këtë libër. Regjisori dhe aktorët pjesëmarrës në shfaqje, Ndriçim Xhepa, Suela Konjari dhe Rozi Kostani  janë njerëz të cilët kanë njohur nga afër biznesmenin dhe sipas tyre ai e donte shumë  teatrin dhe këtë e dëshmon edhe pjesëmarrja e tij më herët në filmin "Guximtarët". Ndrixhim Xhepa: E donte artin, jo se kishte qenë prezent në moshë të vogël tek “Guximtarët”. Ishte njeri që e donte letërsinë, e donte finesën, e donte elegancën, e donte artin. Suela Konjari: Si qënie njerëzore është e nevojshme që ti themi atij që na mungon që e kemi dashur shumë dhe mu dha mundësia që jo vetëm ta bëjë këtë projekt por për të recitoj nga pjesët e tij, të shkruara për të dhënë që ne miqëve na mungon Tani dhe artistëve ju mungon Tani sepse e donte skenën, e donte artin në përgjithësi. "Individi" është shkruar nga Artan Santo në vitin 2006 dhe do të nsië të shfaqet mbrëmjen e së hënës deri të enjten në orën 20 në teatrin METROPOL në Tiranë. artan santo   /Oranews.tv/

/Ora News.tv/