Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme (20 mars) pas një sherri banal mes disa të rinjve.

Burime nga policia bëjnë të ditur se sherri ka ndodhur jashtë një lokali në zonën e Skelës, i cili më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.

I plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

/Ora News.tv/