Policia e Vlorës sqaroi gjatë orëve të drekës atë që ka ndodhur në një nga klubet e natës në Dhërmi, duke theksuar se ka arrestuar një 23 vjeçar. Sipas policisë, i riu ka qëlluar 4 herë në ajër. Në pranga ka përfunduar Emiljano Nina, 23 vjeç, banues në Tiranë.

"Nga veprimet e para të kryera ka rezultuar se në një lokal  shtetasi Emiljano Nina është konfliktuar për motive të dobëta (të hershme) me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku shtetasi  Emiljano Nina  ka shtënë  4 herë me armë zjarri në ajër. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar", thuhet në deklaratë.

Policia ka bërë të mundur dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit pistoletë me dy fishekë.

Materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ''Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese

dhe municionit'', ''Prishja qetësisë publike''.

09:05- Sherr me armë në një lokal në Dhërmi, policia arreston agresorin

Një i ri është arrestuar nga policia në Dhërmi pas një sherri midis të rinjve në një lokal. Gjatë sherrit, një person ka qëlluar me armë në ajër. 

Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar. Policia ka ndërhyrë menjëherë ku ka bërë të mundur  kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar. 

Policia ka arrestuar gjithashtu edhe disa persona të tjerë për vepra të ndryshme penale. Grupi hetimor është duke punuar për dokumentimin e  plotë të ngjarjes.

Policia e Vlorës nuk dha shumë sqarime për rastin duke theksuar vetëm se nuk ka të plagosur.

/Ora News.tv/