Sherr akademikësh për projektligjin e Akademisë së Shkencave, Fuga: E degradon më keq

Sherr akademikësh për projektligjin e Akademisë së

Sindroma e debatit të politikanëve në parlament ka mbërthyer tashmë dhe akademikët. Në mbledhjen e rradhës nuk është arritur të miratohet një projektligji për organizimin e institucionit. Anëtarët pas katër orë diskutimesh nuk kanë kursyer akuzat dhe ironitë. Për Artan Fugën, drafti i paraqitur është një shkatërrim i plotë. Ndërsa, Skënder Gjinushi, shprehet se Fuga është një kritik i vetëm madje dhe ndaj organizimit të institucioneve ndërkombëtare.

Pas gati 4 orë mbledhje me dyer të mbyllura, akademikët kanë dalë të paqartë në lidhje me platformat për ligjin e Akademisë së Shkencave.

Madje duket se nuk kanë munguar as debatet. Në mbyllje të diskutimeve, Artan Fuga, i konsideroi të pa pranueshme propozimet.

Artan Fuga: Platforma e grupit të punës ngritur nga Ministria e Arsimit dhe nga Akademia nuk sjell reformim. E kalbëzon edhe më rëndë Akademinë e Shkencave, është një riprodhim dhe vjen si pasojë edhe e faktit që nuk ka koncepte të reja, nuk ka një model të ri, nuk gjen pozicionimin e Akademisë në sistemin e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe është një model i cili për mua nuk funksionon dhe do ta degradojë edhe më keq.

Por për Skënder Gjinushin, Fuga është një kritik i vetëm. Madje duke mos kursyer as ironitë.

Skënder Gjinushi: Asnjëherë pretenduesi nuk ka ballafaquar projektin e vet me projektin tonë, pa hyrë në atë që është pak e çuditshme që vetëm një individ të jetë kundër edhe Akademive europiane dhe gjithë akademikëve të tjerë. Ajo çka propozohet nga Fuga është standard shqiptar i eksperimentuar vetëm në 2007 dhe që ka dështuar dhe që nuk përdoret më as për institucione të nivelit të dytë dhe të tretë.

Përplasje mes akademikëve ka pasur dhe për procedurat e ndjekura, kur Fuga ka akuzuar se nuk ishte i informuar për platformat, gjë që për Gjinushin nuk ka qenë e vërtetë.

Megjithatë në mbledhje janë pranuar dy projekte, por që për to është vendosur një tjetër mbledhje ballafaqimi.

EMISIONET