Shërbim me bikini, kafeneja e preferuar e meshkujve

Në një kafene në qytetin Phoenix të Arizonës, kamarieret janë më të preferuarat e meshkujve pasi shërbejnë të veshura me bikini.

‘Bikinibeansespress’ quhet biznesi, i cili u zgjerua edhe në qytetin e Tampa e Ëashington prej pamjes së femrave.

Edhe pse ato janë të veshura me rroba banjo, askush nuk ka të drejtën ti prekë apo të bëjë gjeste të pahijshme me to.

Në faqen e tyre zyrtare online tregojnë se qëllimi i vetëm i këtij shërbimi është që të inspirojnë njerëzit për të shijuar jetën dhe pijet që ato u ofrojnë.

Përvec komenteve pozitive, kafeneja është përballur edhe me reagime të rënda, si ai i zyrtarit të Tampa, i cili thotë se është munduar gjithnjë që ti mësojë vajzat për të konkuruar në cdo formë e më pas i sheh duke kënaqur sytë e meshkujve.

Ideja erdhi nga Regina, një nga pronaret e cila kuptoi se dicka po i mungonte qytetarëve dhe vendosi të bëjë dicka të tillë.





/oranews.tv/






EMISIONET