Shënohet viktima e 5 nga Covid-19 në Rumani, presidenti Johannis: Do ndërmarrim masa drastike

Shënohet viktima e 5 nga Covid-19 në Rumani, presidenti Johannis: Do

Ka shkuar në 5 numri i viktimave nga Covid-19, në Rumani.

Pacienti që humbi jetën ishte  një burrë 71-vjeçar i cili u testua pozitiv për Covid-19 në 23 Mars 2020 dhe u shtrua në spital në Suceava.

Presidenti rumun Claus Johannis shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe njoftoi se autoritetet do të marrin masa edhe më drastike nëse është e nevojshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

"Ne po përballemi me një situatë të paparë," tha z. Johannis në mënyrë karakteristike, duke shtuar se përgjegjësia dhe uniteti janë të nevojshme për të zgjidhur krizën.

"Ne do të vazhdojmë t'i ndihmojmë ata që preken nga kjo krizë. Masat sociale dhe ekonomike të miratuara kohët e fundit do t'i shtohen një pakete të re që do të zgjidhë problemet e edhe më shumë kategorive të sipërmarrësve që përballen me vështirësi të mëdha," tha ai.

Në Rumani janë regjistruar 576 t1% infektuar me Covid-19.


EMISIONET