Shëngjini në 60 foto

Shëngjini në 60 foto

60 foto të shkrepura gjatë sezonit veror në Shëngjin janë paraqitur në një ekspozitë të veçantë.  Krerët e pushtetit vendor theksojnë se arti i jep një vlerë të shtuar zonës.

Bukuritë natyrore të zonës turistike të Shëngjinit janë sjellë përmes një ekspozite fotografie.

Në galerinë e arteve në Lezhë u prezantuan 60 foto të shkrepura nga artistja vlonjate, Majlinda Zenelaj, që i ka realizuar me mjeshtëri gjatë sezonit veror 2019.

Përfaqësuesit lokalë dhe artistët e pranishëm vlerësuan maksimalisht fotografitë e paraqitura.

Ardjan Laçi: Ne duhet të përcjellim mesazhin e Majlindës dhe kësaj bukurie natyrore t'i shtojmë dhe pak dashuri njerëzore.

Artistja tha se Shëngjini e ka tërhequr në vazhdimësi, ndaj dhe vendosi qa ta prezantojë përmes fotografive.

Majlinda Zenelaj: Unë besoj që çdo vend, ashtu si çdo njeri ka frymën dhe energjinë e vet. Shumë gjëra i kam mbajtur për veten time, por që ti ndash ato me të tjerët është një gjë kaq e nevojshme. Të jep një kënaqësi pa masë, si kjo kënaqësi që po ndjej në këtë moment.

Ekspozita fotografike e titulluar Energji Verore në Shëngjin, do të qëndrojë e hapur për vizitorët rreth 2 javë.

EMISIONET