Shengeni ballkanik, Mehmeti: Nëse Rama vazhdon me këtë absurd pervers, Kosova dhe Shqipëria si Koretë

Shengeni ballkanik, Mehmeti: Nëse Rama vazhdon me këtë absurd

Publicisti, Kim Mehmeti, është qartazi kundër "minishengenit ballkanik", të cilin e sheh një ide të huazuar nga Tito.

I ftuar në RTV Ora, ai thotë se as Millosheviçi po të ishte gjallë nuk do të kishte asgjë kundër një Ballkani pa kufij, qendër e të cilit është Beogradi.

Mehmeti: Edhe Millosheviçi nuk do të kishte asgjë kundër kësaj ideje, që të ketë një Ballkan pa kufi dhe Beogradi të jetë qendra. Ndodh një absurd pervers. Politikanët tanë me kë duan të ndërtojnë një Ballkan pa kufi, me njerëz të dalë nga kapota e Millosheviçit që nuk kanë kërkuar falje për krimet e luftës?Nga njerëz që duhet të lajnë mëkatet që kanë bërë ndaj shqiptarëve, i ngritën në rrafshin e burrështeasve që do të ndërtojnë paqe në Ballkan dhe atë pa u konsultuar me burrështetasit e Kosovës.

Sipas tij, nëse kjo rrugë vazhdon dy shtetet shqiptare do të shndërrohen si Koretë.

Mehmeti: Nëse vazhdon këtë rrugë, piktori do të na bëjë si koreanët, do kesh Korenë e Veriut dhe Korenë e Jugut, do të armiqësojë këto dy shtete. Gjithë elita kosovare është kundër kësaj ideje, por piktori vazhdon. Kam frikë se ne shqiptartët do të fillojmë të armiqësojmë, dy shtete që nuk kanë interes të përbashkët. Në këtë aspekt kjo është perverse. Ne do të bashkëpunojmë me serbët dikur, por jo me çdonjërin. Kur gjithë diplomacia serbe është angazhuar që shtetet e huaja të tërheqin njohjet dhe ti e faktorizon atë shtet që punon kundër interesave të popullit tënd. Çfarë është kjo?

Mehmeti thotë se kryeministri shqiptar përpara se të mendojë për shengenin ballkanik duhet të realizojë atë mbarëshqiptar.

Mehmeti: Ti nuk ke arritur të realizosh shengenin brenda shqiptar. Shqipëria dhe Serbia nuk janë fqinj. Ndoshta prej dashurisë që madhe që ka ndaj Beogradit, piktorit i duket më i afërt Beogradi se Prishtina.Mirëpo piktori duhet të shkojë më shpesh në Prishtinë se në Beograd.Sikur të ishte ai piktori i rëndomtë nuk do ja merrja për të madhe, por është kryeministri i Mëmëdheut që në hyrje të Kushtetutës e ka që duhet të kujdeset dhe për shqiptarët që janë jashtë territorit të Shqipërisë.

EMISIONET