Kreu i Dhomës së Fasonëve, Gjergji Gjika, është skeptik për iniciativën e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për krijimin e minishengenit Ballkanik.

I ftuar në emisionin "Ekopolitikë" në RTV Ora, ai thotë se diferenca ekonomike mes tre shteteve është shumë e madhe, duke kujtuar se një provë e tillë u bë në '46 dhe përfundoi me vetëvrasjen e Ministrit të Ekonomisë.

Gjika: E kemi bërë një provë në '46 me Partinë Komuniste dhe përfundoi me vrasjen e vetes së ministrit të Ekonomisë së asaj kohe. Ka një diferencë shumë të madhe. Kur ti nuk je koshient për diferencën e madhe që ke me këto shtete që takove atje do të ndodhë kjo gjë. Ishalla nuk bëhet se ka problemet e veta, Shengeni është sot, mund të shkojmë 90 ditë. Puna është e bëjmë dot që me atë kartë identiteti të rrimë 365 ditë. 3 muaj mund të rrish në Maqedoni dhe të vish prapë. Por po hape biznes atje nuk do të rrish 3 muaj, por gjithë vitin. Me kartë kalojmë sot në Maqedoni, po kështu në Kosovë dhe Mal të Zi.

Ai parasheh se ekonomia shqiptare do të ketë më shumë kosto nëse do të rajonalizohet në këtë situatë që është sot, që nuk ka asnjë lloj mbështetje dhe incentive.




/Ora News.tv/