Shqetësimet lidhur me shembjet e IKMT gjatë bregdetit të Radhimës dhe Orikumit banorët e këtyre zonave ja kanë shprehur edhe përfaqësuesit të Avokatit të Popullit Arben Gjolekës.

Banorë: "Kanë ardhur të na zaptojnë pronat komplet. Të vijë sic erdhët ju sot këtu, të na thotë çfarë do bëjmë".

"Nuk ka marrë asnjë njeri certifikatë pronësie. Kanë marrë nga 5 milionë lekë për një certifikatë".

Ashtu sikurse edhe në protesta ata përsëritën se shembjet po kryhen në mënyrë selektive dhe se bashkia ka nguruar të zbardhë projektin apo të dëgjojë zërin e tyre.

Banor: Të bëjnë prishje pa bërë një dëgjesë me komunitetin, këtu është shkelje e parë ligjore. Këta njerëz nuk na kanë në llogari fare se ekzistojmë dhe ne. Bëjnë projekte për të shpëtuar ata që duan të shpëtojnë dhe për të prishur atje ku duan të prishin, të bëjnë rrugë atje ku i do qefi dhe i heqin atje ku i paguan ai tjetri.  

Në krah të banorëve ishte edhe përfaqësuesi ligjor avokati Armando Cakrani.

Armando Cakrani: Nga momenti i aplikimit, shteti ka pasur për detyrë funksionale që brenda 60 ditëve, tu kthente përgjigje qytetarëve që do vazhdojë me procedurat e legalizimit të objektit ose jo. Duke i lënë në këtë gjendje, u ka krijuar bindjen këtyre qytetarëve që këta do të legalizoheshin dhe janë në të drejtë të zotit që të legalizoheshin.

Banorët shprehen të vendosur për të vijuar rezitencën përmes protestave ndërsa më herët kanë thënë se pronën e tyre, të trashëguar brez pas brezi, do ta mbrojnë me jetë.

/Ora News.tv/