Shembja e urës në Gjenova, shqiptarët kontaktojnë me Ora News: Një në spital, në kërkim një tjetër

Shembja e urës në Gjenova, shqiptarët kontaktojnë me Ora

Shqiptarë që jetojnë në Gjenova i thanë Ora News se një shqiptar është në spital ndërsa një tjetër po kërkohet. 

Sipas dëshmitarit, njëri nga shqiptarët është rëndë në spital, ndërsa tjetri po kërkohet dhe nuk dihet fati i tij.

Megjithatë, këto janë vetëm informacione paraprake, pasi ambasada shqiptare në Romë nuk ka konfirmuar deri më tani që ndonjë shqiptar të jetë përfshirë në incidentin dramatik.

Shembja dramatike e urës Morandi në Gjenova ndodhi mesditën e sotëm duke lënë pas rreth 26 të vdekur.

Ura Morandi, që lidh Gjenovën me aeroportin e saj, pjesë e autostradës A10 është 1182 metra e gjatë, ndërsa janë shembur rreth 200 metra.

Një pjesë e urës së shembur ka rënë mbi lumin Polcevera e një pjesë tjetër mbi një zonë industriale që ndodhej poshtë saj.

Forcat e shpëtimit thonë se kanë parë shumë makina që janë të shtypura mes rrënojave. Në momentin e shembjes së urës, qyteti i Gjenovas ishte i përshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu.

EMISIONET