Aleanca dhe opozita dy orë protestë, peticion: Teatrin e duam aty ku ishte dhe siç ishte

Aleanca dhe opozita dy orë protestë, peticion: Teatrin e duam aty ku

Tri ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca në Mbrojtje të godinës së rrënuar u rikthye në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' në protestën e radhës kundër bashkisë së Tiranës dhe qeverisë.

Pankartat kryesore të tubimit e cilësuan zonën pranë teatrit si skenë krimi.

Aktori Neritan Liçaj që hapi serinë e fjalimeve nga aktivistët e aleancës për mbrojtjen e teatrit, kërkoi që ngjarjet e 17 majit të hetohen nga drejtësia.

Regjisori Robert Budina njoftoi pjesëmarrësit në protestë por edhe qytetarët se ka nisur firmosja e një peticioni kombëtar që do të shpërndahet në gjithë Shqipërinë, me qëllim rindërtimin e teatrit ku ishte dhe siç ishte duke ruajtur identitetin e tij.

"Sot e kryem funksionin tonë dhe kur hapëm protestën kemi një peticion që duhet ta firmosni të gjithë. E dyta, nesër në orën 11:00 ju ftoj të gjithëve të jemi para prokurorisë SPAK që të fillojnë hetimet. E treta, do dalim qytet më qytet ti mbledhim firmat. Teatri duhet të jetë aty ku duhet dhe nëse nuk ka reaguar prokuroria do tju bëjmë me dije se do veprojmë. Jemi njerëz që veprojmë institucionalisht. Ne do fitojmë me qytetari. Sesi do vazhdojmë në Tiranë do t'ju bëjmë me dije", tha Budina.

Avokatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile që kanë mbështetur kauzën e teatrit, thanë se qeveria dhe bashkia e Tiranës kanë vepruar sipas një plani të mirëmenduar me VKM-në që i kaloi bashkisë teatrin deri sa arritën ta shembin atë natën e 17 majit duke dhunuar me polici artistët e qytetarët.

Ora News ndoqi minutë pas minute zhvillimet e protestës

Ora 19:19 Goci: Të bëhen bashkë me atë që njerëzit duan ose partitë do të skadojnë e do të dalin nga qarkullimi

Pedagogu Ervin Goci gjatë protestës së Aleancës për Teatrin tha se duhet të nisë një lëvizje dhe protestë kombëtare nën emblemën e Teatrit Kombëtar.

Goci shtoi se nëse partitë politikë nuk i artikulojnë në programet e tyre idetë dhe revoltën e Aleancës, atëherë një forcë e re politike po lind.

Ora 19:06 Mërtiri: Ajo çfarë po ngre Rama është kudo një tallava

Ora 18:55 Lela: Shteti erdhi në mes të natës, hajdutçe te Teatrit, Ramën e Lleshajn nuk i fal se janë burracakë

Në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka folur edhe gazetari Alfred Lela i cili u dhunua nga policia.

Lela tha se shteti shembi Teatrin natës hajdutçe dhe se nuk i fal Ramën dhe Leshajn pasi nuk u treguan burra që të pranonin dhunën.

Ora 18:50 Cukali: Shqipëria po zgjohet, ky është 21 janari i Edi Ramës

Aktivisti Koloreto Cukali në fjalim e tij përpara protestuesve foli për diktatura moderne, të cilat vijnë me votë, por nuk duan të ikin me votë. Ai tha se Shqipëria po zgjohet dhe ky është 21 janari i Edi Ramës.

Ora 18:34  Budina: Nëse nuk ka reagim nga drejtësia do ta pengojmë me forcë projektin e Bjarke Ingels

Regjizori Robert Budina, nga foltorja e protestës për shembjen e Teatrit, u shpreh drejtësia të zbardhë krimin e terrorist që është bërë me 17 maj.

Budina tha se nëse nuk ka reagim nga drejtësia atëherë do të jemi ne që do të pengojmë me forcë që aty fshihet krimi që të mos vazhdohet me projektin e Bjarke Ingels.

Ora 18:30 Mirela Karabina: Rama e Veliaj turpi i qytetit, firmosën në dëmin tonë

Mirela Karabina në fjalën e saj në protestën për teatrin tha se Rama dhe Veliaj janë turpi i qytetit, pasi kanë firmosur në dëm të qytetarëve.

Ora 18:17 "Ti Shqipëri më jep nder..." Mehdi Malkaj emocionin qytetarët në protestë

Me mirësinë e tij, aktori Mehdi Malkaj ka emocionuar të pranishmit në protestën për Teatrin Kombëtar. Bashkë me qytetarët, aktori ka recituar disa vargje të poezisë së Naim Frashërit.

Ora 18:10 Liçaj: Thërrasim në këtë kauzë të gjithë shqiptarët, me dhe pa parti, sheshi i Teatrit, sheshi i lirisë!

I pari që e ka marrë fjalën në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ditën e sotme ka qenë aktori Neritan Liçaj. Ai u shpreh se kjo kauzë tashmë thërret gjithë shqiptarët që ta ndryshojnë vendin për tu bërë si gjithë Evropa.

Ora 18:00 Demalia: Lëvizja që ka nisur me mbrojtjen e teatrit duhet të mbahet gjallë

Lëvizja që ka nisur me mbrojtjen e Teatrit Kombëtar duhet të mbahët gjallë. Kështu është shprehur analisti Ilir Demalia, i cili në një intervistë për Ora Neës tha se nuk duhet të lejohet ndërtimi i teatrit të ri. "Kjo që është ndezur me lëvizjen për mbrojtjen e teatrit duhet të mbahet gjallë dhe të rritet masivisht. Do të arrihet diçka kur të mos lejohet të vendosen  themelet e ndërtimit tjetër aty ku u shemb teatri", tha Demalia.

Ora 17: 51 Sulm te Kryeministria? Së bashku me Yuri Kim, vjen edhe automjeti me ujë që shpërndan protestuesit

Përpos ambasadores së SHBA-së Yuri Kim dhe ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, te kryeministri kanë ardhur edhe grupet e gatshme dhe një autobot me ujë.

Mesa duket policia po përgatitet edhe për një sulm te Kryeministria ditën e sotme.

Automjeti me ujë përdoret për të shpërndarë protestuesit me ujë me presion.

Ora 17: 33 Para protestës, Yuri Kim dhe Soreca në takim me Ramën

Për herë të dytë brenda 24 orëve ambasadorja e ShBA-së, Yuri Kim ka takuar kryeministrin Edi Rama.

Mësohet se në takim është edhe ambasadori BE, Luigi Soreca dhe ai i Gjermanisë Peter Zingraf.

Ora 17: 26 Liçaj: Nëse nis puna për teatrin e ri, kauza ime përfundon!

Aktori Neritan Liçaj, i cili ka qenë një nga më rezistentët në mbrojtje të Teatrit thotë se tani e ka në dorë drejtësia. Në një intervistë për Ora News, Liçaj thotë se kauza e tyre do vazhdojë në mënyrë që në vendin e ish-teatrit mos të nisin punimet, sepse nëse aty fillojnë punimet tha Liçaj, kauza e tyre mbaron.

Ora 17:14 Nis firmosja e peticionit për rindërtimin e Teatrit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarë të shumtë kanë nisur firmosjen e peticionit për rindërtimin e Teatrit Kombëtar ashtu siç ishte dhe në vendin ku ishte.

Ora 17: 10 Boçi nga Elbasani: Po ndalohen protestuesit dhe qytetarët që të vijnë në Tiranë, e gjithë policia në rrugë

Ora 17:00 Një mijë forca policie në gatishmëri

Do të jenë rreth 1 mijë forca policie që do të monitorojnë protestën e Aleancës dhe opozitës.  Në gatishmëri do të jenë  edhe FNSH, të gatshëm për çdo situatë të mundshme. Policia po ashtu ka zhvilluar kontrolle në akset kryesore që lidhin qytetet e tjera me Tiranën.


EMISIONET