Shembja e Teatrit, Europa Nostra diskutim ndërkombëtar, kjo jo çështje e brendshme

Shembja e Teatrit, Europa Nostra diskutim ndërkombëtar, kjo jo

Intervista e profesor Paolo Vitti, pjesëtar i Europa Nostra për emsionin Tempora nga gazetarja Sonila Meço në RTV Ora.

Sonila Meço: Por ju njihni edhe reagimin e autoriteteve zyrtare lokale në raport me këtë godinë dhe kauzë. Jam në dijeni të komunikimit që Europa Nostra ka patur me institucionet shqiptare (kujtoj këtu letrat që keni adresuar publikisht ndaj Kryeministrit, Presidentit të Republikës, Ministrisë së Kulturës, Kryebashkiakut të Tiranës. Në ç’mënyrë lista e 7 zonave të rrezikuara të shpallura nga Euopa Nostra mund të ndikojë vendimet e autoriteteve lokale të vendeve të ndryshme, në këtë rast të Shqipërisë?

Paolo Vitti: Shihni, diskutimi i Europa Nostra është i natyrës kulturore. Ne angazhojmë të gjitha armët, që janë armë të cilat i përdor shoqëria civile. Ne synojmë të ndikojmë vendimet politike duke hedhur dritë mbi anët më të dobëta apo negative të vendimeve të autoriteteve. Nuk mund të hyjmë në vendimet e tyre, por mund të ngremë zërin e të shprehim dyshime. Dyshime që i ka shprehur edhe një pjesë e shoqërisë shqiptare. Jemi këtu për të thënë se jemi me ju, për të vënë në dispozicion mjetet e kritikës, mjete objektive për ndërmarrjen e një vendimi të drejtë. 

Ne kërkojmë që të vendosim këtë kauzë në qendër të një diskutimi ndërkombëtar. Sepse nuk mund të mbetet në diskutimin e thjeshtë të një komuniteti. Këto vlera duhen diskutuar gjërësisht. Dëgjoj zëra se Teatri Kombëtar nuk ka asnjë vlerë arkitektonike. Do doja ta diskutoja këtë në një debat të gjerë me specialistë të huaj e shqiptarë, të rendisim argumentet e të dëshmojmë kësisoj vlerën e këtij Teatri, që vetë besoj se është e jashtëzakonshme.

EMISIONET