Shembet diga në minierën e arit, 15 të vdekur

Shembet diga në minierën e arit, 15 të vdekur

Të paktën 15 minatorë kanë ndërruar jetë pas shembjes së një dige në një minierë ari në rajonin e Siberisë të quajtur Krasnoyarsk Krai.

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar rrëshqitjen e digës duke shkaktuar  viktima dhe dëme të mëdha.

Ministria e Shëndetësisë në Rusi, tha se 14 minatorë u dërguan në spital dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime. Komiteti Hetues i Rusisë, tha në një njoftim se ka hapur hetimet për kanosje të rrezikut në minierën e arit.

Më shumë se 270 persona janë përfshirë në operacion të kërkim-shpëtimit.

Më 2009, 75 persona u vranë nga një vërshim i madh në termocentralin hidroelektrik në Khakassia të Siberisë.

EMISIONET