Shehi: Krizën e zgjidh vetëm një marrëveshje e madhe politike

Shehi: Krizën e zgjidh vetëm një marrëveshje e madhe

Opozita vendosi sot të marrë pjesë në nivel teknik në tryezën e reformës zgjedhore të thirrur nga OSBE.

Tryeza e inicuar nga OSBE është parashikuar të zhvillohet nesër në orën 09:00 dhe opozita do të përfaqësohet nga Ivi Kaso, Muharrem Caka dhe Arjan Madhi.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në RTV Ora tha se në kushte normale përfaqësimi i opozitës do të duhej të ishte politik, por nuk ka garanci se pala tjetër e ka seriozisht me këtë çështje.

Por Shehi thotë se opozita i qëndron fort faktit se krizën politike e zgjidh vetëm një marrëveshje politike e madhe dhe brenda kësaj është dhe sistemi zgjedhor.

Shehi: Ne do të përfaqësohemi siç u vendos sot në rang teknik. Nuk gjykoj se kemi ndryshuar mendje. Do përfaqësohemi në nivel teknik se normalisht duhet të shkonim në nivel politik. Në nivel teknik se nuk kemi garancinë nga pala tjetër se me sa seriozitet është marrë kjo temë, me çfarë do të përfaqësohen palët e tjera dhe a do të merremi me çështjen zgjedhore. Nëse jemi të përfaqësuar është se jemi në respekt të OSBE, të një pozicioni të ri që ka marrë OSBE për zgjedhjet.

Ne pretendojmë se zgjidhja për Shqipërinë është zgjidhja politike, brenda kësaj është dhe momenti elektoral, ndryshimi i ligjit elektoral. Mundet ndryshimi i sistemit. Gjithmonë brenda kontekstit të krizës së madhe. Krizën nuk e ka prodhuar sistemi elektoral. Edhe po të ndryshojmë sistemin nuk e zgjidh krizën vetë.

Krizën e zgjidh një marrëveshje politike e madhe dhe brenda kësaj është dhe sistemi. Nuk mund ta marrim ligjin për zgjidhjet si një lloj motorinë dhe ky e ndez gjithë këtë, jo. Duhet të bëjmë një makineri të re politike dhe brenda kësaj sigurisht ligji për zgjedhjet, sistemi zgjedhor ka peshën e vet politike shumë të rëndësishme që mund të luajë rol vetëm në një kontest të ri politik. Me Edi Ramën, bandat që vjedhin votat, grupet kriminale, paratë e pista të PPP-ve që blejnë vota bëj ligjin më të mirë në botë, rezultati do të jetë ky.

EMISIONET