Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, i ftuar në emisionin "Arena" nga Dritan Hila në RTV Ora, ka folur për shërbimin e jashtëm të Shqipërisë.

Shehu ka thënë se problemet e jashtme të Shqipërisë kryesisht filluan kur ne dolëm kundër SHBA në disa votime të ndryshme duke përmendur votën e vendit tonë në OKB dhe në Konferecën Islamike.

Shehu: Shkatërrimi i shërbimit konsullor dhe roli i Shqipërisë në rajon filluan të marrin tatëpjetën që nga 2013, kur ne dolëm me teorinë "0 probleme me fqinjët" dhe krijuam vetëm probleme me fqinjët, kur ndryshuam aleatët startegjikë dhe i tejkaluam ato elementë që na identifikonin, kur ne votuam rezoluta dhe dokumente anti-amerikane, në OKB dhe në Konferencën Islamike. Pra të gjitha këto gjëra bënë që ne të futemi në rrugë pa krye.


/Ora News.tv/