Shefja e financës së gjigantit teknologjik të Kinës, Huawei paditi Kanadanë për arrestimin e saj me kërkesë të SHBA.

Meng Wanzhou u arrestua në dhjetor në aeroportin e Vankuverit, me akuzën për mashtrim dhe shkelje të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit.

Meng paraqiti një padi civile kundër qeverisë së Kanadasë, agjencisë kufitare dhe policisë për "shkelje serioze" të të drejtave të saj civile.

Padia erdhi në të njëjtën ditë kur Kanadaja nisi procesin e ekstradimit të Meng Wanzhou në SHBA.

Kina e ka quajtur arrestimin e Meng dhe procesin e saj të ekstradimit të motivuar politikisht.

Shefja e financës se Huawei i mohon të gjitha akuzat ndaj saj.

/Ora News.tv/