Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se pandemia e koronavirusit "po shëndrohet shumë shpejt" në një krizë të të drejtave të njeriut, pasi qeveritë po zbatojnë masa kufizuese dhe kanë mospajtime për të ndarë së bashku qindra miliarda dollarë në ndihmë për të lehtësuar efektet sociale dhe ekonomike.

Përmes një video-mesazhi në Twitterl, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, paralajmëroi për një diskriminim në ofrimin e shërbimeve publike për të trajtuar Covid-19.

"Mesazhi është i qartë: Njerëzit dhe të drejtat e tyre duhet të jenë qendër të çdo mase", tha shefi i OKB-së.

Guterres tha se shpërthimi, gjithashtu ka sjellë "një rritje të gjuhës së urrejtjes, shënjestrimin e grupeve të cenueshme".

Pa emërtuar ndonjë vend apo parti, Guterres paralajmëroi se me nacionalizmin etnik në rritje, populizëm, autoritarizëm dhe një reagim kundër të drejtave të njeriut në disa vende, kriza mund të shërbejë si arsye për të miratuar masa shtypëse për qëllime që nuk kanë lidhje me pandeminë.

/Ora News.tv/