Në replikë ndaj deklaratave të presidentit Obama mbi gjendjen e vendit, Senatori republikan Marko Rubio i Floridës hodhi poshtë kritikat e demokratëve se kundërshtimi ndaj politikave të presidentit do të thotë kalim në anën e milionerëve. Ai tha se politikat e presidentit Obama do të dëmtojnë emigrantët, duke krijuar rritje të taksave që mund të çojnë në humbjen e përfitimeve dhe vendeve të punës. Senatori Rubio tha se "rritja ekonomike është mënyra më e mirë për të ndihmuar klasën e mesme", dhe kjo rritje mund të ndihmojë në uljen e deficitit buxhetor të vendit. Ai tha se rritja e taksave nuk mund të bëjë të njëjtën gjë dhe se presidenti Obama po promovon një "ide" të dështuar të një qeverie që mendon se shtimi i taksave dhe shpenzimeve mund të zgjidhë problemet e saj.

/Ora News.tv/