Forcat ajrore amerikane kanë goditur një laborator droge që dyshohej se ishte pjesë e grupeve të Talebanëve në Afganistan.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit kanë vdekur rreth 30 persona dhe shumë të tjerë të pagosur ndër to edhe fëmijë.

OKB raporton se ka më shumë se 30 viktima por ende nuk janë verifikuar. SHBA deklaron se ka shkatërruar një laborator të prodhimit të drogës hibride metamfetaminë që dyshohet se u përkiste grupeve militante ekstremiste.

Forcat ajrore amerikane kanë goditur rreth 60 laboratore të prodhimit të drogës që nga muaji maj i këtij viti në provincat Farah dhe Nimroz.

Një delegacion nga OKB-ja ka vizituar zonën e sulmit të fundit duke u takuar të afërmit e viktimave si dhe baorë të zonës të cilët kanë arritur të konfirmojnë 39 vdekje ndër të cilat 14 ishin fëmijë.

Gjithashtu ato deklarojnë se ky laboratorë nuk drejtohej vetëm nga talebanët por edhe nga kriminelë të zakonshëm duke e bër këtë sulm nga forcat ushtarake jo legjitim.

Një përfaqësues nga SHBA mohon se ka pasur 30 viktima gjatë këtij operacioni pasi sipas tij çdo gjë është bërë me përpikmëri duke sulmuar vetëm pjesëtar të talebanëve.

Amerika ka shpenzuar më shumë se 1.5 milionë dollarë në operacionet kundër prodhimit të lëndëve narkotike për të furnizuar grupet ekstremiste në Afganistan.

/Ora News.tv/