SHBA merr hua 3 trillion dollarë për përballimin e kostove nga Covid-19

SHBA merr hua 3 trillion dollarë për përballimin e kostove nga

SHBA do marrë një hua prej 3 trilion dollarë në tremujorin e dytë, për të kompensuar kostot e paketave të ndihmës për Covid-19.

Shuma e cilësuar rekord është më shumë se pesë herë më e lartë se huaja e marrë, në kulmin e krizës financiare të vitit 2008.

Në vitin 2019, vendi huazoi 1.28 dollarë dollarë. SHBA ka aprovuar rreth 3 trilion dollarë për situatën nga Covid-19, përfshirë fondet shëndetësore dhe pagesa të drejtpërdrejta.

Borxhi i përgjithshëm i qeverisë amerikane tani është 25 trilion dollarë.

Paketat e fundit të shpenzimeve vlerësohet të jenë me vlerë rreth 14% të ekonomisë së vendit. Qeveria ka zgjatur gjithashtu afatin vjetor të 15 Prillit për pagesat tatimore.

SHBA është vendi më i prekur në botë nga Covid-19 me 69,925 viktima dhe 1,212,955 të infektuar.

EMISIONET