Minishengeni Ballkanik ka marrë edhe mbështetjen e SHBA, duke e cilësuar si frytdhënës për rajonin. I dërguari i Posaçëm i Departamentit të Shtetit, Mathew Palmer e shikon këtë nisëm si një sinjal pozitiv që liderët e Ballkanit po marrin në dorë fatin e tyre. Gjithashtu Palmer shpreson që deri në Samitin e Zagrebit liderët e unionit do të arrijnë konsensusin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Një ditë para takimit të dytë në Ohër, Minishengeni Ballkanik ka marrë edhe mbështetjen e SHBA-së. Nismën e Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev, i dërguari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Mathew Palmer e sheh si një veprim pozitiv për rajonin, ndërkohë kujton që pjesë e këtij projekti duhet të jenë edhe Mali e Zi, Bosnja dhe Kosova.

Palmer: Angazhimi i Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të promovojnë bashkëpunimin përmes së ashtu-quajturës nisma e minishengenit është shpresëdhënës, është një tregues që liderët në rajon po marrin përgjegjësi për fatin e tyre, po marrin në dorë të ardhmen e vet. Arkitektura e kësaj nisme ka një skaj të hapur, ka vend për Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën.

Nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Palmer i bën thirrjeve Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të mos devijojnë nga perspektiva europiane, pavarësisht zhgënjimit nga samitit i Tetorit i liderëve të BE.

Palmer: Kjo nuk është fjala e fundit. Shpresojmë që Këshilli i Europës t’i rikthehet çështjes në mbledhjen e liderëve në maj, në Zagreb, të arrijë konsensusin e duhur dhe të nisë atë proces aq të rëndësishëm duke dërguar sinjalin e rëndësishëm në rajon.

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së kërkon që Shqipëria të plotësojë kushtet e vendosur nga Brukseli dhe të miratojnë sa më shpejt nëpërmjet dialogut Reformën zgjedhore.

/Ora News.tv/