Bahsid McLean, një 23-vjeçar amerikan, i ka prerë kokën nënës së tij, 45-vjeçares Tanya Byrd, e më pas ka bërë foto me të. Policia ka gjetur në celularin e vrasësit pamje makabër ku ai kishte pozuar me kokën e gjakosur dhe me pjesë të tjera të trupit të viktimës. Më pas, Bahsid i ka hedhur gjymtyrët në katër vende të ndryshme të Bronksit Jugor (Nju Jork). Sipas policisë, 23-vjeçari e ka vrarë nënën e tij pasi kjo e fundit i kishte kërkuar të gjente një punë dhe të largohej nga apartamenti i saj. Ai e ka goditur fillimisht me thikë e më pas e ka ndarë në pjesë me sharrë elektrike. Një burim nga policia theksoi për ‘The New York Post’: “Nuk më ka zënë gjumi natën nga fotot që kam parë. Është e tmerrshme ajo që ai i ka bërë nënës së tij. Është e qartë që ky djalë është shumë i sëmurë mendërisht.”

/Ora News.tv/