SHBA: Facebook ka fshirë 82 llogari të dyshimta të lidhura me Iranin

SHBA: Facebook ka fshirë 82 llogari të dyshimta të lidhura me

Facebook njoftoi sot se ka hequr llogaritë e dyshimta nga Irani, të cilat kanë kryer një përpjekje "të koordinuar" të manipulimit politik dhe kanë tërhequr më shumë se një milion pasues amerikanë dhe britanikë, në një përpjekje për të luftuar dezinformimin në platformën e saj.

"Kompania fshiu 82 faqe, grupe dhe llogari në Facebook dhe Instagram që dukeshin se i përkisnin amerikanëve apo britanikëve dhe bënin postime rreth çështjeve "të ngarkuara politikisht" si racizmi, kundërshtimi ndaj presidentit amerikan Donald Trump dhe emigracioni", tha kreu i sigurisë në internet Nathanel Glacier.


Këto llogari kishin gjithsej më shumë se një milion pasues.

Megjithëse llogaritë kanë ardhur nga Irani, është e paqartë nëse ato janë të lidhura me qeverinë iraniane, tha Facebook, duke shtuar se e ka ndarë këtë informacion me kompanitë e tjera të teknologjisë, si dhe me qeveritë amerikane dhe britanike.

EMISIONET