SHBA në karantinë deri në vitin 2022 nëse nuk gjendet vaksina

SHBA në karantinë deri në vitin 2022 nëse nuk gjendet

SHBA mbase i duhet të durojë masat për distancim social, qëndrimin në shtëpi dhe mbylljen e shkollave deri në vitin 2022 nëse nuk gjendet një vaksinë sipas studiuesëve.

 Gjetjet e studiuesëve nga Harvard T.H. Shkolla e Shëndetit Publik Chan u publikuan të martën në revistën Science. Këto gjetje kundërshtojnë drejtpërdrejt hulumtimet e Shtëpisë së Bardhë ku thuhet se pandemina do ndalet këtë verë.

Ekipi në Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard përdori atë që dihet rreth Covid-19 dhe koronavirusëve të tjerë për të krijuar skenarë të mundshëm të pandemisë aktuale.

"Distanca sociale mund të vazhdojë deri në vitin 2022 përveçse nëse një vaksinë bëhet e disponueshme", kanë shkruar ata në raportin e tyre. "Edhe në rast të eleminimit të dukshëm, mbikëqyrja SARS-CoV-2 duhet të mbahet pasi mund të shfaqet sërish në 2024”.

Parashikimet e ekipit të Harvardit tregojnë gjithashtu se virusi do të tërhiqej përsëri shpejt pasi të ishin hequr kufizimet.

EMISIONET