Në Kosovë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar anulimin e ftesave për 14 pjesëmarrës nga Kosova në disa seminare që lidhen me sfidat e sigurisë transnacionale dhe rajonale.

Kjo shënon herën e dytë që Shtetet e Bashkuara ndërmarrin veprime në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë së Kosovës, për mos pezullimin e tarifave ndaj mallrave serbe. 

Pas refuzimit të vizës amerikane që i është bërë kryeministrit Ramush Haradinaj, SHBAj-ja ka marrë vendim që t’ia anulojë Qeverisë së Kosovës ftesat për pjesëmarrje në tetë programe në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall” në Gjermani.

Programet parashiheshin të fillonin në mars dhe të përfundonin në muajin shtator të këtij viti. 

Kryeministri Ramush Haradinaj ngul këmbë që tarifat të mbahen deri në një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, ndërsa presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli kërkojnë që të pezullohen

/Ora News.tv/