ShBA akuzon Presidentin e Venezuelës për trafik droge, ofron 15 mln dollarë për arrestimin e tij

ShBA akuzon Presidentin e Venezuelës për trafik droge, ofron 15 mln

ShBA akuzon Presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro dhe disa zyrtarë të lartë të shtetit për përfshirjen në trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu ata kanë ofruar 15 milion dollarë për çdokënd që jep informacion të vlefshëm për arrestimin e tij.

Kjo akuzë, e cila do të shtojë tensionet mes dy vendeve, u njoftua nga Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Ëilliam Barr.

Prej kohësh Washingtoni ka drejtuar akuza drejt tij për vendosjen e një regjimi të inkriminuar dhe të bazuar tek korrupsioni.

Shtëpia e Bardhë ka vendosur që të mbajë anën e opozitës venezueliane të drejtuar nga Juan Guaidó, i cili vitin e kaluar u shpall President i përkohshëm.

Ashtu si Maduron, ShBA akuzoi dhe 4 zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë së tij si të përfshirë në në rrjetën kriminale të kreut të shtetit.

"Populli i Venezuelës meriton një qeveri përfaqësuese e transparente, të përgjegjshme që i shërben nevojave të njerëzve dhe jo të përfshire në afera korruptive dhe në trafik të paligjshëm të lëndëve narkotike", - deklaron Departamenti i Shtetit i SHBA në një deklaratë.

EMISIONET