SHBA akuza Kinës për drejtimin e lazerëve tek pilotët amerikanë

SHBA akuza Kinës për drejtimin e lazerëve tek pilotët

SHBA-të janë ankuar zyrtarisht tek Kina mbi incidente të përsëritura përsa i përket pilotëve amerikanë, të cilët janë irrituar nga lazerët, që thuhen se vijnë nga një bazë kineze në Djibouti, shkruan BBC.

Pentagoni thotë se kërkon nga Kina të hetojë mbi atë që ata e quajnë "incidentë shumë seriozë"

Washington gjithashtu tha se "Kjo do të ketë pasoja për ushtrinë kineze në Detin kinez jugor."

Raportet e medias kanë sugjeruar që Kina ka vendosur sisteme armësh në ishujt e diskutueshëm në rajon.

SHBA-të kanë një bazë ushtarake në Djibouti në një cep të Afrikës, e cila përdoret për të sulmuar terrorizmin në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Vitin e shkuar, Kina hapi bazën e saj të parë detare, vetëm pak kilometra larg nga ajo amerikane.

Pentagoni thotë se "Njerëzit në bazë kanë lëshuar lazerë ushtarakë në drejtim të pilotëve amerikanë, të cilët po ktheheshin në bazë."

"Në një rast, dy pilotë vuajtën nga dëmtime të vogla në sy", thonë zyrtarët.

"Këto janë incidente shumë serioze. Ne kemi njoftuar zyrtarish qeverinë kineze dhe kemi kërkuar që ata të hetojnë mbi këto incidente", thotë zëdhënësja i Pentagonit, Dana White

Zonja White tha se "Pentagoni ishte i bindur se, ndërsa qëllimi ishte i paqartë, lazerët ishin drejtuar nga shtetas kinezë".

Javët e fundit, kanë ndodhur më pak se 10 incidente", shton ajo.

 Gjithsesi, Shtëpia e Bardhë  iu përgjigj raporteve të aktivitetit të rinovuar kinez në Detin e Kinës Jugore, duke përfshirë edhe raportimet për  stacionimin e

EMISIONET