SHBA, 12 të vdekur nga përdorimi i cigareve elektronike

SHBA, 12 të vdekur nga përdorimi i cigareve elektronike

Në SHBA ka shkuar në 12 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përdorimit të cigareve elektronike.

Autoritetet shëndetësore në SHBA njoftuan të enjten rritjen e numrit të personave që vuajnë nga sëmundjet pulmonare që lidhen me përdorimin e cigareve elektronike.

Sipas këtyre autoriteteve deri tani janë zbuluar 800 raste.

Cigaret elektronike janë përgjegjëse për një epidemi të kohëve të fundit në SHBA, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Siç njoftoi CDC dje, 12 persona kanë vdekur në 10 shtete të SH.B.A.-së.

Të mërkurën, shteti i Massachusetts miratoi legjislacionin më të rreptë të të gjitha shteteve amerikane, duke vendosur të ndalojë plotësisht shitjen e produkteve të cigareve elektronike për katër muaj.

EMISIONET