Shaqiri unikal, gazetari shpërthen në lot gjatë intervistës me shqiptarin

Shaqiri unikal, gazetari shpërthen në lot gjatë intervistës

Xherdan Shaqiri realizoi një paraqitje dinjitoze mbrëmjen e djeshme në derbi kundër Evertonit. 

Shqiptari u rikthye tek goli dhe ishte një ndër protagonistë kryesor të skuadrës së Jurgen Klopp në fitoren 5-2. Duke folur pas ndeshjes, Shaqiri tha se ai me shokë do të japin maksimumin që Liverpooli të fitojë titullin kampion.

“Do të bëjmë gjithcka për t’iu sjellë tifozëve titullin kampion pas 30 vjetësh. Ne tani për tani jemi në një pozitë shumë të mirë, por kemi një rrugë të gjatë përpara, do të duhet të punojmë shumë, mirëpo jemi në rrugën e duhur”, shtoi ai.

Shaqiri ishte aq pozitiv, sa që gazetari s’i mbante të qeshurat pas intervistës. Shaqiri tha se e rëndësishme është fitorja, e jo goli i tij.

EMISIONET