I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Mos i fol Shoferit" në RTV Ora, Dritan Shakohoxha ka treguar arsyen se përse  në programet sportive zgjidhen vajza bukuroshe që të moderojnë këto programe .

Gjatë intervistës, moderatorja Rudina Dembacaj e ka pyetur se: "Pse është tendenca që prezantueset sportive të jenë gjithmonë bukuroshe, është e vërtetë që duhet të jenë bukuroshe që të tërheqin spektator meshkuj?"

Ndërsa Shakohoxha u përgjigj: “Nuk shoh vajza të shëmtuara që drejtojnë emisione në television, sepse është normale që ti do zgjedhësh një person që të jetë i pranueshëm për ekran. Tani mirë burri huaj është në shtëpi kthen kokën, ka njëzet vjet po të njëjten grua që s’ka lyer flokët, sa është zgjuar nga gjumi në mëngjes ajo e shëmtuar të shohi dhe këtë të shëmtuar në television tani.

Ky është motivi që zgjidhen njerëz të pranueshëm por ndryshe nga shumë vende të botës Shqipëria ka femra që i drejtojnë vetë këto programe. Ato që punojnë në television e kuptojnë shumë mirë sportin më mirë edhe se meshkujt ndonjëherë , kanë hyrë pa kuptuar gjë dhe tani janë eksperte."

/Ora News.tv/