Në studion e lajmeve në RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, aktivisti Endri Shabani, tha se propozimi i ambasadores amerikane Yuri Kim për sistemin danez, ka të bëjë me faktin se nëse votuesit nuk do duan të votojnë për kandidatët e caktuar nga partia, atëherë ata mund të votojnë vetëm për partinë, duke konfirmuar listën e dalë prej saj.

Sipas tij, kryetarët e partive nuk i duan listat e hapura po shprehu bindjen se sistemi zgjedhor do ndryshojë.

Endri Shabani: ''Sistemi danez ka shumë komponentë. Një nga këto është korrektimi kombëtar. Unë nuk besoj që ka qenë kjo pjesë e propozimit.. Mesa informacion kam unë, propozimi ka qenë, duke qënë se ne kërkojmë hapjen e listave për këshillin bashkiak dhe për parlamentin, kryetarët e partive nuk duan t'i hapin listat sepse kjo është monopoli i tyre. Kjo është mënyra si bëjnë politikë dhe biznes. Është propozuar një rrugë e mesme, ku votuesit kur shkojnë te fleta e votimit të kenë mundësi për të zgjedhur kandidatët dhe nëse nuk do, ja le në dorë partisë. Voton vetëm për partinë dhe konfirmon listën që ka bërë partia, ky ka qenë propozimi. Vazhdojnë sigurisht që ta refuzojnë dhe është e qartë pse e refuzojnë. Unë kam bindjen se sistemi do ndryshojë.''


/Ora News.tv/