Lulzim Basha ka propozuar një plan me 5 pika për daljen nga emergjenca e krijuar pas tërmetit.

Për pedagogun Endri Shabani kjo nuk mjafton.

Në emisionin "Tempora" në Rtv Ora, Shabani tha se opozita me në krye Bashën sot duhet të kishin një aktakuzë ndaj Ramës dhe përgjegjësve të tjerë për këtë situatë.

Shabani: Unë do të kisha pritur që Basha sot të ishte një presion jashtëzakonisht i madh ndaj Edi Ramës. Ne duhet të dinim të gjithë përgjegjësitë ligjore nga i pari te i fundit . Basha sot duhet të kishte përpara një akt-akuzë, duhet të ishte duke çuar përpara protesta, të bënte një lloj presioni ndaj këtij njeriu. Pse duhet Edi Rama sot të sillet ndryshe? Drejtësia nuk e arreston, as atë, as Vangjush Dakon, as këta që po na vrasin përditë. Politikisht nuk dënohet, vazhdon rizgjidhet. Presion juridik nuk ka, presion politik jo e jo, pse duhet të ndryshojë sjellje? Vazhdojmë dhe jemi në terror, qeveria duhet të na informonte mbi sigurinë e godinave, shkollave.

/Ora News.tv/