Sfidat e biznesit, Jaka: Politika shqiptare pa axhendë për integrimin në BE

Sfidat e biznesit, Jaka: Politika shqiptare pa axhendë për integrimin

Sipërmarja shqiptare është e paqartë mbi kostot por edhe mbi rrugët që do të zgjedhë për t'iu afruar standardeve të BE. Gjatë një konference mbi këto sfida, kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, tha se klasa politike ka penguar integrimin e Shqipërisë. Sipas studiuesve, bizneset shqiptare duhet të përmirësojnë nivelin e shërbimit dhe të modernizojnë teknologjinë sipas standarteve të BE.

Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, fajëson klasën politike se ka ngadalësuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës në një konferencë mbi sfidat e transformimit të shoqërisë shqiptare drejt  standarteve të  BE-së,  Jaka tha se integrimi europian është më tepër një obsesion sesa një axhendë në politikën shqiptare.

Nikolin Jaka: Realisht Shqipëria nuk po ecën në ritmin e duhur dhe Shqipëria po ta krahasojmë me vendet e tjera nuk është në nivelet e duhura. Nëse ju e ktheni në obsesion në vetëvete se duhet se s'bën dhe të bëjmë gjithçka porpa asnjë lloj axhende se çfarë duhet të bëjmë për të hyrë në BE, atë nuk do ta arrini asnjëherë.

Konferenca e drejtuar nga një panel akadamikësh kishte në fokus të saj ndikimin e integrimit në BE tek biznesi. Sipas studiuesve pritet rritja e standarteve dhe shërbimeve që do të ofrojnë sipërmarrësit në Shqipëri.

Gjokë Uldedaj: Përfitimet e deritanishme të procesit të integrimit europian kanë qënë kryesisht përmirësimi i kuadrit ligjor dhe rregullator, të mirat dhe shërbimet, puna dhe kapitali.

Me avancimin e integrimit të vendit tonë në BE, bizneset duhet të përafrojnë sistemin e tyre rregullator me standartet perëndimore dhe të jenë  të gatshëm për të respektuar politikat e një konkurence të lirë në tregun global.  

 

EMISIONET