Sfida me Moldavinë, priten tre surpriza nga Edi Reja

Sfida me Moldavinë, priten tre surpriza nga Edi Reja

Vetëm një mrekulli do ta kualifikonte Shqipërinë në finalet e Europianit 2020.

Kuqezinjtë pësuan një humbje shokuese ndaj Turqisë të premten, duke dalë totalisht nga objektivat. Gjithsesi, kur kanë mbetur edhe tre ndeshje, distanca me kreun është 9 pikë, aq sa nevojiten për të kërcënuar vendin e dytë.

Megjithatë, rezultatet e kombëtares sonë lidhen ngushtë me ato të Francës, që mbi të gjitha duhet të mposhtet nga kuqezinjtë me një rezultat prej tre golash diferencë, si dhe të mos marrë pikë në tre takimet e mbetura. Kështu, dueli i nesërm përballë Moldavisë pritet të jetë një sfidë kthese për kuqezinjtë.

Ndërsa Edi Reja besohet se do të vijë me shumë risi. Plot tre futbollistë mendohet se do ta nisin nga minuta e parë. Bëhet fjalë për Marash Kumbullën, Taulant Seferin dhe Lindon Selahin, që konsiderohen edhe si e ardhmja e kombëtares shqiptare. Takimi mes Moldavisë dhe Shqipërisë do të luhet nesër, duke nisur nga ora 20:45.

EMISIONET