Pavarësisht tentativave të dështuara, Barcelona nuk heq dorë nga Neymar Jr.

Gjiganti i La Liga synon që të përforcojë repartin e sulmit me yllin brazilian, por më parë duhet bindur Paris Saint Germain. Kampionët e Ligue 1 nuk e konsiderojnë si të pashitshëm 28-vjeçarin brazilian, pasi magjia e tij në fushë sa vjen e zbehet.

Megjithatë, kjo nuk e pengon aspak Barcelonën për të pasur në listën e dëshirave, me "Mundo Deportivo" që zbulon se katalanasit do të përpiqen ta rikthejnë Neymar në "Camp Nou" nga Paris Saint Germain përsëri verën e ardhshme.

Braziliani dëshiron të kthehet në Katalonjë, por ofertat e Barcelonës nuk kanë bindur PSG-në. Gjatë merkatos së verës, Barcelona ishte shumë pranë Neymar, me ofertat e kampionëve të La Liga që u ndalën në 180 milionë euro.

Për ta marrë në "Parc des Princes" pikërisht nga Barcelona, PSG pagoi plot 222 milionë euro. Neymar ka kontribuar me tetë gola dhe katër asistime te PSG në gjysmën e parë të sezonit 2019-2020.

/Ora News.tv/