Setien "zemërgjerë" me Manaj, lushnjari luan "kartën" e fundit me Barçën

Setien "zemërgjerë" me Manaj, lushnjari luan

Barcelona e cila prej kohësh është përfshirë nga një valë dëmtimesh ka vijuar përgatitjet për përballjen ndaj Eibarit. Në mëngjesin e sotëm trajneri Quique Setien ka thirrur Rei Manajn për t’u stërvitur me ekipin e parë.

Ky është shansi i fundit i Rei Manajt, për të provuar mundësitë e veta dhe për të debutuar me fanellën e parë të Barcelonës. Në orët në vazhdim pritet që të zyrtarizohet sulmues danez Braithëate nga Leganes, por do e këtë të vështirë që të jetë i gatshëm kundër Eibar. 

Për këtë arsye, Manaj duhet të tregojë të potencialin që disponon, pasi të tilla mundësi të vijnë me pikatore aq më tepër ku bëhet fjalë për një klub si Barcelona.

EMISIONET