Fiorentina ka bërë të ditur se 6 pjesëtare të saj kanë rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Bëhet fjalë për 3 futbollistë dhe 3 pjesëtarë të stafit mjekësor, ndërkohë ky numër i madh të infektuarish vjen në një moment kur në Itali skuadrat gradualisht po përgatiteshin për rifillimin e sezonit aktual dhe kishin filluar të zbrisnin në stërvitje individuale.

“Pas testimeve të bëra dje mbasdite, po iu komunikojmë që 3 atletë dhe 3 anëtarë të stafit mjekësor kanë rezultuar pozitiv. Është kryer izolimi i personave të përfshirë siç e kërkon protokolli,” njoftoi klubi vjollcë.

Torino ishte klubi tjetër që raportoi një futbollist të infektuar këtë të enjte. Kjo krijon pasiguri për fatin e sezonit aktual të Serisë A.


/Ora News.tv/